Tre fëmijë janë goditur nga një veturë në një lagje të Durrësit, ku dy prej tyre kanë vdekur dhe i treti është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kjo ngjarje e trishtë i ka tronditur banorët e zonës.
Ata për TopChannel, kanë treguar se vozitësi ka qenë problematik.
Madje, ata thonë se për disa raste e kanë informuar edhe policinë, madje kanë dërguar edhe video, por nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre.
Madje, ata thonë se për disa raste e kanë informuar edhe policinë, madje kanë dërguar edhe video, por nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre.
I dyshuar është 57-vjeçari, Nikoll Radaçi, i cili më pas u arrestua nga policia.