Vdes pas gati një viti në gjendje kome, i dyshuari në arrati

Vdes pas gati një viti në gjendje kome, i dyshuari në arrati

Një person ka ndërruar jetë pas më shumë se një viti në gjendje kome, si pasojë e plagëve të marra në një rast të mëhershëm të lëndimit të rëndë trupor.

Sipas raportit shtesë të Policisë së Kosovës, rasti fillimisht kishte ndodhur më 26 maj 2025 në Ferizaj, ndërsa viktima mashkull kosovar ishte duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

 

Më 30 prill 2026, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, i dyshuari, shtetas i Shqipërisë, ndodhet ende në arrati, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Leave a Comment