Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në Prekaz, në kullën e heroit Ilaz Kodra, duke e kujtuar atë si një nga figurat më të qëndrueshme të luftës për liri.
Në përkujtimin e tyre, ata theksuan se Ilaz Kodra ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes për çlirim, në kohët më të vështira, kur sipas tyre “gjithçka varej nga guximi i pak njerëzve që nuk u tërhoqën”.
Sipas deklaratës, ai përfaqësonte vendosmërinë dhe sakrificën që i dha drejtim historisë së Kosovës, duke mbetur simbol i qëndresës dhe përkushtimit për liri.
“Sot, kujtimi për të është kujtesë se liria ka ardhur me çmim të lartë. Lavdi!”, thuhet në reagimin e zyrtarëve të PDK-së.

